“D&G” dhuratë Arminës për fejesën?

  • 15 October 2018 - 16:30
“D&G” dhuratë Arminës për fejesën?

Ditën e djeshme ‘bloggerja’ e njohur Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha u fejuan në një ceremoni private me shumë pak të ftuar. Në këtë ditë të veçantë Armina zgjodhi të veshë një fustan nga firma prestigjioze “Dolce&Gabbana”, i cili e bëri të lulëzojë në fejesën e saj. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Instagram’ bloggerja ka falenderuar “D&G” për këtë fustan, që mesa duket është dhuratë nga firma e njohur për të. Kujtojmë se Armina ka krijuar bashkëpunime me firma të tjera të njohura si “Givenchy” apo “Moet” dhe të gjithë jemi kuriozë të dimë se kush do të jetë bashkëpunimi për fustanin e dasmës.