Krenare për Kosovën

  • 16 October 2018 - 08:52
Krenare për Kosovën

Rita Ora po mendon që rrobat e saj t'i shesë në ankand Ylli i këngës 'I Will Never Let You Down' ka ruajtur të gjitha veshjet që i kishte veshur në skenë, por se nuk po ka më hapësirë ku t'i lerë kështu që adhuruesit e saj do të kenë mundësinë që të blejnë rrobat e saj. Ajo ka thënë: "Shtëpia ime është tmerr. Ka rroba në krejt shtëpinë. Kur dua ta hap derën, gjërat bien. Ndoshta do të mbaj një ankand dhe do t'i shes". Këngëtarja 27 vjeçe është në përgatitje të lansimit të albumit të saj të dytë 'Phoenix'. Duke folur për revistën "OK", ajo ka thënë: "Albumi debutues është gjithmonë më lehtë sesa albumi që e pason dhe kjo për faktin se je e freskët në skenë. Tash do të jam 28 vjeçe kur albumi i dytë të lansohet'. Rita është rritur në Londër, por është shumë krenare për rrënjët e saj nga Kosova."Në fillim, kur më pyesnin, 'prej nga je', kur thosha Kosova, njerëzit më thoshin, 'ku është ky vend'. Jam personi i parë që ka arritur këtu nga Kosova dhe është përgjegjësia ime që të flas për vendin tim. Jam shumë krenare me të".
 

(Kosova Sot)