Aktori i famshëm prezanton veten si asnjëherë më parë: Përshëndetje, unë jam George, bashkëshorti i Amal Cloony!

  • 16 October 2018 - 09:28
Aktori i famshëm prezanton veten si asnjëherë më parë: Përshëndetje, unë jam George, bashkëshorti i Amal Cloony!

Teksa do të prezantonet aktivisten Emma Gonzales, aktori me t’u ngjitur në podium, u prezantua me fjalët: “Përshëndetje, unë jam George, bashkëshorti i Amal Cloony”.

Pas duartrokitjeve dhe të qeshurave nga salla, 57-vjeçari vazhdoi: “Epo, e di se ç’kërkon kjo sallë”, duke nënkuptuar që e dinte që një prezantim i tillë, aq më tepër në një event ku flitet për fuqinë e grave, do kishte të tilla reagime.

Ndërkohë “Entertainment Toonight” shkruan se Amal nuk ishte prezente në këtë event, pasi ajo ndodhej në Philadelphia për të mbajtur një fjalim të rëndësishëm.

Por pavarësisht se Amal nuk ndodhej aty, duhet të ndihet shumë e lumtur që bashkëshorti e ka në mëndje edhe kur nuk janë bashkë.

(Kosova Sot)