Soni e prekur me vdekjen e fëmijës sirian (Foto)

  • 03 September 2015 - 14:07
Soni e prekur me vdekjen e fëmijës sirian (Foto)

Imazhi tronditës, i cili po bën xhiron e botës, ku shihet një fëmijë 3-vjeçar sirian i vdekur në brigjet e Turqisë, e ka prekur edhe këngëtaren shqiptare Soni Malaj.

Ajo në llogarinë e saj në ‘Instagram’, ka thënë se i thehet zemra kur e sheh këtë fëmijë të vdekur, në përpjekje për t’u bërë i lirë, transmeton Kosova Sot Online.

“Ky imazh trondites,po ben xhiron e botes.Si nënë,me thyhet zemra kur shoh kete femije kaq te vogel,ne perpjekje per t'u rritur i lire ne nje vend pa lufte.12 emigrante siriane,jane mbytur ne brigjet e nje ishulli grek,mes tyre edhe ky femije i vogel..... #stopluftës🙏🏻”, ka shkuar Malaj. (Kosova Sot)

 

Image