Më e reja

  • 16 October 2018 - 11:14
Më e reja
Kylie Minogue shkëlqen në videon e saj më të re muzikore. Ajo ka sjellë albumin e saj të ri në muajin shkurt, me titull "Golden" dhe që atëherë ajo është në turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë. Por duke i mahnitur edhe një herë adhuruesit, Kylie Minogue tashmë ka lansuar një video të re muzikore, "Music's Too Sad Without You". Bukuroshja 50 vjeçe, u duk e hatashme derisa ishte veshur me një fustan mëndafshi derisa në videon muzikore nuk duket as sa gjysma e moshës së saj. Në një foto të postuar, ajo shihet në një teatër të zbrazët, derisa shkëlqen në fustanin e hatashëm. Foto tjera e sjellin atë me një fustan me ngjyrë të zezë derisa po këndonte në një pasqyre. 

(Kosova Sot)