Magjia e interpretimit live nga Adelina Ismaili (Video)

  • 16 October 2018 - 15:38
Magjia e interpretimit live nga Adelina Ismaili (Video)

Ikona e muzikës shqiptare Adelina Ismaili, ndër vite i ka pushtuar skenat e muzikës shqiptare, dhe jo vetëm, imazhi dhe stili i saj unik la gjurmë në oktavat e muzikës, të cilat edhe sot kujtohen e kopjohen, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E në profilin e saj në Facebook, mbretëresha e muzikës për fansat e saj, ka ndarë një video, ku shfaqet Adelina duke interpretuar nën tingujt e pianos, live këngën "Dil e shi moj bie".

Edhe pse e realizuar para shumë vieve, magjia e interpretimit të Adelines shfaqet qartazi, tamam siç i ka hije një ylli të vërtetë, si në spektaklet e këngëtarëve botërorë.

"Bardh dhe zi, kujtimet", ka shkruar Adelina

 

 

 

(Kosova Sot)