Shkëlqimi i artë

  • 17 October 2018 - 08:52
Shkëlqimi i artë
Sara Sampaio tregon gjenet e modeles në Hollivud Ajo u bë një emër i njohur kur u bë pjesë e brendit "Victoria's Secret Angel", në vitin 2015. E tri vite më pas, Sara Sampaio tepihun e kuq e kishte shndërruar në pistën e saj vetjake derisa kishte arritur te "Elle's 25th Annual Women In Hollywood Celebration". Modelja e bukur, 27 vjeçe, ka shkëlqyer në fustanin asimetrik të artë, vepër e Julien Macdonald derisa kishte edhe disa detaje të ekspozuara. Bukuroshja e lindur në Portugali ka treguar barkun e saj të rrafshët si dhe këmbët e saj të gjata e po ashtu edhe një sasi goxha të madhe të dekoltesë. Fustanin e saj Sara e kishte kombinuar me një palë taka të arta "Christian Louboutin", si dhe një palë vathë me diamante. Floku i errët i modeles ishte i ndarë në qendër derisa ishte lidhur prapa në një bishtalec.
 
Image

(Kosova Sot)