Sendet në terezi

  • 17 October 2018 - 14:25
Sendet në terezi
Camila Cabello performon në Brazil. Ajo ishte imazhi i famës te "American Music Awards" javën e kaluar. Por, Camila Cabello ishte shumë modeste derisa ishte shfaqur në kryeqytetin e Brazilit, në Sao Paulo. Bukuroshja 21 vjeçe e lindur në Havana, që ishte në Brazil për një koncert, xhemperin e saj e kishte lënë paksa të zbërthyer sipër një bluzës së hollë. Flokun e saj të errët e kishte lidhur prapa në bishtkali derisa dalloheshin një palë vathë të lezetshëm. Kjo bukuroshe, kur u shfaq te "American Music Awards", që ishte mbajtur në Los Anxhelos, ka fituar katër gong. Kënga e saj "Havana" ka fituar çmimin më të mirë për video, bashkëpunim dhe këngën në zhanrin "pop/rok", derisa ajo vetë në shtëpi shkoi me lëmimin e artistes më të mirë të re.

(Kosova Sot)