Engjëllushja kritikuese

  • 18 October 2018 - 08:33
Engjëllushja kritikuese
Bridget Malcolm pohon se "Victoria's Secret" promovon vlera të sëmura Bridget Malcolm ka akuzuar brendin "Victoria's Secret" për promovimin e standardeve të dëmshme të bukurisë para se të ndodhë ngjarja e madhe e gjigantit të modës, më 8 nëntor. Në sajtin e titulluar "Empowerment, Not Diminishment", bukuroshja 25 vjeçe, që deri më tani dy herë është paraqitur në pistë, ka thënë se shpeshherë janë 'shpërblyer me punë të profilit të lartë', pasi veten e kanë lënë 'të vuajnë urie'. 'Kjo periudhë kohore është shumë interesante për mua. Është koha kur modelet fillojnë të ushtrojnë shumë dhe ushqehen shumë më pak', ka shkruar ajo. 'Kur e kujtoj veten time në atë hapësirë, gjithmonë e kujtoj sa e sëmurë ishte kjo gjendje. Po e mashtroja veten duke menduar se isha e shëndetshme".
 
Image

 



(Kosova Sot)