U fejua pa zhurmë, zbulohet çmimi i unazës së këngëtares së njohur

  • 20 October 2018 - 18:52
U fejua pa zhurmë, zbulohet çmimi i unazës së këngëtares së njohur

Ditën e hënë këngëtarja e njohur Lady Gaga konfirmoi fejesën e saj me Christian Carino. Këngëtarja tregoi se kishte 9 muaj e fejuar dhe se mediat nuk e kishin vënë re unazën që ajo mbante në gisht. Por pasi ajo tregoi me krenari dhuratën që mbante në gisht të gjithë u bënë kuriozë të dinë çmimin. Burime për “Daily Mail” kanë treguar se unaza me diamant rozë ka kushtuar 1 milionë dollarë dhe është e gjitha e personalizuar.

 



(Kosova Sot)