Darka familjare me barkun n'fushë

  • 22 October 2018 - 15:58
Darka familjare me barkun n'fushë

Bella Hadid tregon stilin e saj unik

Ajo kurrë nuk ka turp për të theksuar linjat e saj trupore dhe figurën prej një supermodele. Kështu, Bella Hadid kishte bërë që të gjithë sytë të drejtohen tek ajo kur linjat e saj i kishte ekspozuar në Beverlli Hills. Bukuroshja e pistave, 22 vjeçe, u duk sensacionale dhe shumë shik në kostumin dypjesësh derisa kishte dalë për darkë bashkë me familjen te "Madeo". Bella, që kishte ditëlindjen më 9 tetor, ishte veshur për të lënë mbresa. Veshur kishte një xhaketë dhe një palë pantallona të gjerë. Bella kishte zgjedhur një bluzë të shkurtë që mezi ia kishte mbuluar gjoksin - duke ekspozuar në tërësi stomakun e saj. Dukjen e saj e kishte përfunduar me grim minimal, duke theksuar specifikat natyrale dhe kishte aplikuar një buzëkuq të errët neutral.

 

(Kosova Sot)