Kënga e fundit e Dua Lipës e vjedhur, versioni origjinal në turqisht

  • 22 October 2018 - 18:22
Kënga e fundit e Dua Lipës e vjedhur, versioni origjinal në turqisht

Në 18 tetor këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, publikoi këngën e saj “Kiss and Make Up”. Kënga vjen në bashkëpunim me grupin Blackpink dhe pak minuta pas publikimit theu rekorde klikimesh. Menjëherë pas dëgjimit të këngës fansat kanë shprehur qëndrimet dhe shumë prej tyre thonë se këtë këngë e kanë dëgjuar edhe më parë.
Mediat turke raportojnë se Dua ja ka vjedhur këngën një artisteje turke të quajtur, Aleyna. Projekti në turqisht mban titullin “Sen Olsan Bari” dhe më poshtë po ju tregojmë të dyja versionet për të dhënë mendimin tuaj.

(Kosova Sot)