Këngët e reja

  • 23 October 2018 - 16:27
Këngët e reja

Dua Lipa sjell rilansimin e albumit me këngë të reja Albumi debutues i Dua Lipa-s ishte një ofertë solide, por se shtatë këngë të reja në edicionin e saj "deluxe" kanë kompletuar pakon. Këngëtarja angleze është në qiellin e shtatë që kur u shfaq në ditët e para në 'Youtube'. Dua Lipa që atëherë është bërë një emër i njohur në botën e muzikës, përkundër faktit se këngëtarja ka vetëm një album. "Dua Lipa: Complete Edition" është rilansimi i albumit të njëjtë me shtatë këngë të reja dhe performancat 'live' të hitit të saj veror, me titull "New Rules". Me albumin që numëron një orë e 29 minuta, ky album është plot me personalitet, energji dhe me shumë potencial nga këngëtarja e re.

 

(Kosova Sot)