10 milionë klikime e veshur, po sikur të ishte e zhveshur? (Video)

  • 04 September 2015 - 13:45
10 milionë klikime e veshur, po sikur të ishte e zhveshur? (Video)

Elvana Gjata tashmë lirisht mund të mburret me arritjen e saj të radhës.

Këngëtarja e cila publikoi këngën “Love me”, në mesin e muajit korrik, tashmë ka arritur rekord klikimesh në kanalin “Youtube”, transmeton Kosova Sot Online.

Asaj nuk i është dashur as të zhvishet dhe as të bëjë shpenzime të mëdha për të arritur këtë gjë.

“10 milion me muzike”, ka shkruar ajo në një postim në ‘Instagram’.

Ndryshe, kënga “Love me”, të cilën Elvana e solli në bashkëpunim me Brunon, nuk ishte një hit vetëm tek ne, pasi ajo u rendit në vendet e para edhe në Monako dhe më tej. (Kosova Sot)