“Trupi seksi nuk është gjithçka në jetë”! (Foto)
Anëtarja e re, e vjetër, e spektaklit “X Factor” ka filluar një kampanjë personale, por publike, për ndalimin e bërjes së komenteve denigruese në lidhje me pamjen trupore të ndokujt, transmeton Gazeta Kosova Sot Online.
Cheryl Fernandez-Versini ka thënë edhe se, në jetë, ekzistojnë gjëra të tjera që kanë shumë më shumë rëndësi, sesa posedimi i një trupi seksi.
Ajo kështu si duket ka dalë pik së parë në mbrojtje të thatanikeve të cilat i shohim në pasarelat e modës, apo në Hollivud, të cilat meqë janë asht e lëkurë, shpesh bëjnë që të tjerët t’iu thonë: “Aman, ha diçka”, apo “A ka kush që t’ia japë kësaj femre një sandviç”? Gjithkush mbron sojin e vet, apo jo?!
(Kosova Sot)