Se “vetëm” 34 pranvera i kam... (Foto)
Mund të jetë bërë e pasur falë turneve botërore me “Victoria's Secret”, por Alessandra Ambrosio nuk i ka harruar rrënjët e saj, transmeton Gazeta Kosova Sot Online.
Bukuroshja bombastike braziliane, e cila edhe pse ka 34 pranvera, duket për mrekulli, ka vendosur që fytyrën dhe, në fakt, tërë bukurinë e saj trupore, ta shesë për një kampanjë të re publicitare në Sao Paolo, për kompaninë e e-shitjeve, “Dafiti”, duke pozuar me koleksionin e kësaj kompanie.
Përndryshe, kjo është kampanja e dytë e supermodeles për këtë “brend” nga vendlindja e saj. Edhe kampanja e parë është mbajtur gjatë këtij viti, në fillim të tij, më saktësisht.
(Kosova Sot)