U ndanë, në film (Foto)

  • 05 September 2015 - 08:44
U ndanë, në film (Foto)

Sienna Miller është përzënë nga filmi i fundit i Johnny Depp-it, me titull “Black Mass”, vetëm dy javë para prezantimit të tij në Amerikë. Regjisori Scott Cooper ka thënë se aktorja, që është nënë e një fëmije, që e aktron personazhin e Catherine Grieg përkrah personazhit të Depp-it, Whitey Bulger, ishte “fantastike” në film, por se skenat e saj nuk ishin aq dramatike për filmin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Cooper ka thënë për “Boston Globe”: “Ajo dështoi në përzgjedhjen narrative”. Ai ka shtuar se vitet e Bulger si i arratisur ishin "më pak dramatike". Vitin e kaluar Sienna ka folur për rolin e saj si Catherine, që kishte jetuar me personazhin e Johnny Depp-it, personazhin Bulger, për 16 vite rresht.

“Nuk është rol kryesor" ka thënë ajo. "Kisha një periudhë të mjaftueshme gjersa punoja me Johnny Depp, për të cilin mendoj se është i jashtëzakonshëm dhe Scott Cooper-i, regjisori, i cili po ashtu ka bërë fila të hatashëm po ashtu.

Tregimi apo ngjarja në duart e duhura dhe ishte punë e hatashme për mua”. Po ashtu edhe Depp, në film shfaqen edhe Benedict Cumberbatch, Joel Edgerton, Dakota Johnson dhe Kevin Bacon.

(Kosova Sot)

Johnny Depp, Sienna Miller, Joel Edgerton and Jesse Plemons hit the beach to film the movie 'Black Mass' in Revere, Massachusetts.