Iliri dhe Gili së bashku me miqtë e tyre sjellin këngën 'Mitrovica' (Foto)
Çdo njeriu në këtë botë ndryshe i rrah zemra për qytetin e lindjes, pavarësisht se për shkak të rrethanave mund të ndodh që të jetosh në një qytet tjetër, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Është tekstshkruesi i njohur Ilir Berani, ai që përmes një fotografie të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka bërë të dituir se nesër do të publikohet kënga "Mitrovica", me pjesmarrjen edhe të artistëve të njohur:Gili, Vullnet Sefaja - Marigona, Linda Hakaj, Teuta Kurti dhe Florent Boshnjakut.
Përplot emocion për qytetin e tij të lindjes, Iliri ka shkruar:"Miqë të dashur ju njoftoj se nesër në orën 18h promovohet kënga “Mitrovica”
Qyteti ku unë mbarova klasen e parë dhe të dytë të shkollës fillore.
Qyteti ku u lind djali im i parë Roberti.
Qyteti ku i kam shumë njerëz të dashur
Me vargjet “Çdo zemër e ka një Mitrovicë” ju pershendes nga zemra!
“Mitrovica” muzika & teksti Ilir Berani
Orkestroi. Florent Boshnjaku
Interpretojne Gili Enis Potoku Teuta Kurti Vullneti Marigona dhe Linda Hakaj".
(Kosova Sot)