Nuk besoj te gjërat e shtrenjta (Foto)

  • 14 November 2018 - 08:28
Nuk besoj te gjërat e shtrenjta (Foto)

Jennifer Lopez, përkundër se këtë vit i ka fituar 48 milionë dollarë, ende përdor krem prej 14 dollarësh

Fakti se është milionere nuk ka ndikuar në mënyrën si blen gjërat J-Lo. Si një 49 vjeçe, ajo edhe sot e kësaj dite ndjek dyqanet dhe barnatoret kur bëhet fjalë për blerjen e produkteve të preferuara. Po ashtu dihet fakti se produktet e lira për kujdes të lëkurës, grim dhe produktet e flokut janë efektive po aq sa produktet e shtrenjta. Megjithëse ajo në vitin 2018 ka fituar hiq më pak se 47 milionë dollarë, duket se zgjedhjet e saj për produkte të lëkurës nuk janë prekur nga pasuria e saj. Në një intervistë me" InStyle", ajo ka bërë të ditur se shkëlqimi i saj vjen nga natyra si dhe nga një krem "Dr. Hauschka Rose Day Cream", që kushton 14 dollarë. Po ashtu, janë katër nuanca të koleksionit të saj, por i preferuari i saj është "Hisbiscus".

Image

 

 

 

(Kosova Sot)