JAM NJË PERSON KREJT TJETËR

  • 16 November 2018 - 08:12
JAM NJË PERSON KREJT TJETËR

Kim Kardashian pranon se tani është 'një person tjetër' prejse e kishin lidhur dhe plaçkitur derisa ishte në Paris P jesëtarja më e famshme dhe më e 'bollshme' e emisionit "Keeping Up With The Kardashians" edhe një herë (kushedi për të satën herë me radhë) ka përmendur ngjarjen e tetorit të vitit 2016, kur hajnat e kishin lidhur dhe ia kishin vjedhur 10 milionë dollarë në stoli. Ajo thotë se, nga ai moment, sikur është një person tjetër edhe pse, sipas saj, ia ka dalë që përfundimisht të pajtohet me atë që i ka ndodhur. Derisa tregonte ngjarjen, si dhe faktin se tani është një person tjetër, më i fortë, sikur ndihej mirë për atë që i kishte ndodhur. Prit-prit! Mos e ka organizuar vetë tërë atë ngjarje? Hiç mos e ço larg! 

(Kosova Sot)