Bella Hadid në rolin e bamirëses

  • 16 November 2018 - 08:14
Bella Hadid në rolin e bamirëses

 Modelja e bukur ka dhuruar 10,000 dollarë për faqen "GoFundMe", për dëmet e shkaktuara nga zjarri në Malibu Bella Hadid ka treguar se, përpos që e ka trupin e mirë (bukur), e ka edhe shpirtin e mirë, meqë ka dhuruar 10,000 dollarë për të evituar dëmet e shkaktuara tash vonë nga një zjarr në Malibu. Modelja 22 vjeçe ka deklaruar se ky zjarr e ka prekur shumë. Komunitetit kalifornian, pas shpërthimit të zjarreve, deri më tani i kanë ndihmuar edhe shumë të famshëm të tjerë, si Lady Gaga, Kim Kardashian dhe Miley Cyrus. Kur ke, mundesh edhe të japësh! 

(Kosova Sot)