Ish-e dashura e reperit të njohur gjendet e pajetë në shtëpinë e saj

  • 16 November 2018 - 10:48
Ish-e dashura e reperit të njohur gjendet e pajetë në shtëpinë e saj

Aktorja dhe modelja Kim Porter është gjetur e vdekur mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e saj në Los Angeles. 47-vjeçarja kishte shkuar për të fjetur më herët se zakonisht me pretekstin se nuk ndihej mirë, por kur të afërmit kanë shkuar ta zgjojnë në mëngjes ajo nuk ka qenë e vetëdijshme. Mjekët e kanë shpallur të vdekur në shtëpinë e saj, por shkaqet ende nuk janë zbuluar. Nga kontrollet paraprake dyshohet se Kim mund të ketë vuajtur nga një sëmundje.

 

Ditët e fundit ajo po trajtohej për ftohje me disa mjekime, por mjekët dyshojnë se mund të ketë marrë sëmundje gjatë një udhëtimi të fundit në Afrikë. Lëndë narkotike nuk janë gjetur në banesë. Kim Porter ka qenë e dashura e reperit Diddy për 13 vite.

(Kosova Sot)