Bebe Rexha shkëlqen në "CMA Awards"

  • 16 November 2018 - 15:28
Bebe Rexha shkëlqen në

Ajo solli një performancë mahnitëse të këngës "Meant to Be" me duetin "Florida Georgia Line"

Arritën pllakën e artë, apo edhe të platinit, kur lëshuan këngën "Meant to Be", në tetor të vitit 2017. Dhe, Bebe Rexha dhe dueti "Florida Georgia Line" e sollën hitin e tyre edhe një herë të mërkurën mbrëma, kur e performuan atë 'live' në Neshvill, Tenesi, me rastin e ndarjes së shpërblimeve të Shoqatës së muzikës 'country' (Country Music Association - CMA). Këngëtarja 29 vjeçe ishte me të vërtetë mahnitëse, derisa shkëlqente e veshur me një fustan të zi. Në anën tjetër, dueti i përbërë nga Tyler Hubbard dhe Brian Kelley ishin veshur tërësisht në të bardhë. Një kontrast i mirë ky. Përkundër performimit të mirë, kënga nuk mori asnjë shpërblim.

Image

 

 

(Kosova Sot)