Rita Ora dhe shoku i saj i ri

  • 16 November 2018 - 15:35
Rita Ora dhe shoku i saj i ri

Këngëtarja britanike me origjinë kosovare është parë e veshur si mashkull, duke bërë shoping, e shoqëruar nga një shok misterioz, në shehrin e Los Anxhelesit

Dikur thoshin trimi i mirë me shokë shumë. Por, në rastin konkret, mund të themi këngëtarja e bukur, shokë sa të duash. Natyrisht, e bukur dhe e talentuar. Sido që të jetë, Rita Ora së fundmi është parë në Los Anxheles, duke bërë shoping me një shok të saj. Me këtë rast edhe vetë bukuroshja 27 vjeçe sikur ishte veshur si mashkull. Megjithatë, me vete kishte një çantë të kuqe të lëkurës, derisa në veshë kishte vathë të artë. Syzet i kishte të llojit të aviatorëve. "Top Gun" se jo mahi. Edhe pse është parë me shok, Rita ka thënë se, kohët e fundit, jeta e saj seksuale thuajse nuk ekziston fare, meqë është duke punuar shumë. Gjynah! 

Image

 

 

(Kosova Sot)