Nuk ndalet së dobësuari

  • 18 November 2018 - 08:05
Nuk ndalet së dobësuari

Cardi B thotë se është në depresion, nuk dëshiron të duket shumë e hollë

Ky është një problem i zakonshëm - si të humbet në peshë pas lindjes së fëmijës. Por, Cardi B thotë se e ka problemin e kundërt që pas lindjes së vajzës së saj katër muajsh, me emrin Kulture. 'Kam qenë shumë në depresion, sepse nuk po mundem të ndaloj së dobësuari', ka thënë ajo në një postim në "Instagram Live". 'Dhe kjo është shumë çmenduri, sepse për të parën herë kur kam lindur fëmijën, kam bërë gjithçka për të humbur peshën e fituar gjatë shtatzënisë. Po konsumoja çaj 'Teami' në mënyrë që të tkurrë oreksin dhe tani, kur e kam humbur peshën e tepërt, nuk më pëlqen të dukem shumë e hollë'. Ajo thotë se kjo nuk është hera e parë me këtë problem. 'Si adoleshente kam qenë shumë e hollë dhe tani e urrej këtë".

 

(Kosova Sot)