Zbulohet gjinia e bebes së Rudina Magjistarit

  • 26 September 2015 - 21:47
Zbulohet gjinia e bebes së Rudina Magjistarit

Rudina Magjistari momentalisht është duke shijuar javët e fundit të shtatzënisë. Moderatorja e njohur është në pritje të fëmijës së parë, që vjen si fryt i dashurisë me sportistin Xhavit Bajrami.

Burime kanë rrëfyer për gazetën "Paloma" se Magjistari është në pritje të një vajze. Rudina duket se po e shijon në maksimum këtë moment të jetës së saj, pasi është shkëputur plotësisht nga puna dhe po udhëton krah partnerit të saj.

Burime pranë prezantueses bëjnë me dije se ajo nuk ka në plan të rikthehet në punë deri sezonin e ardhshëm, që nis në muajin shkurt.

Image