Ende e përkryer

  • 03 October 2015 - 21:13
Ende e përkryer

Cindy Crawford shkëlqen me pantallona nga lëkura dhe setër, pas një ahengu të organizuar për publikimin e një libri 

Si njëra ndër supermodelet më të mira të botës, ajo është mësuar si të merret me net të vona e mëngjese të hershme. Cindy tani ka aplikuar mjeshtërinë e arritur duke u paraqitur e përkryer në Londër pas ahengut të organizuar në mbrëmjen e shkuar për publikimin e librit të saj të ri. Cindy 49-vjeçare është dukur për mrekulli e me veshjen e saj e cila theksonte figurën e modeles. Crawford është dukur e përkryer me një palë pantallona nga lëkura të kombinuara me një setër të zezë dhe me një këmishë të bardhë, para se të fillonte me nënshkrimin e librave.