Rihanna magjepsëse

  • 04 October 2015 - 14:26
Rihanna magjepsëse

Këngëtarja ka zbuluar këmbët e saj të gjata e veshur me një mini-fustan derisa ka adoptuar një imazh më vajzëror në Paris

 

Rihanna nuk njihet si një princeshë e pop muzikës për shkak të teksteve të saj të pastra, por ajo ka bërë një punë të mirë duke dëshmuar se mund të duket edhe e këndshme të shtunën pasdite derisa po dilte për drekë në Paris. Këngëtarja 27-vjeçare ka vizituar restorantin ‘L'Avenue’ dhe është dukur magjepsëse e veshur me një fustan me ngjyrë roze, të cilin e kishte përshtatur me aksesorë ndërsa vendosi që të pushojë nga çmenduria e javës së modës. Super-ylli kishte syze me ngjyrë roze si dhe një çantë me të njëjtën ngjyrë të markës ‘Christian Dior’ për ta kompletuar imazhin.

 (Kosova Sot)