Zbulohet mashtrimi, Tuna e Cozman inskenuan ndarjen për famë

  • 04 October 2015 - 16:56
Zbulohet mashtrimi, Tuna e Cozman inskenuan ndarjen për famë

Këngëtarët e hitit të njohur “Fenix”, Tuna dhe Cozman, janë më të bashkuar se kurrë. Ata janë parë së bashku në eventin “KTZ fashion week” para disa javësh, ku janë ekspozuar veshje të ndryshme.

Nga ana tjetër, qarkullojnë zëra se Cozman dhe Tuna me historinë e ndarjes së tyre kanë dashur të krijojnë një zhurmë mediatike, duke i dhënë lidhjes së tyre një tjetër dimension. Persona të afërt me çiftin deklarojnë se dyshja ka vendosur të “luajë” kështu me fansat, duke sajuar ndarjen. Megjithatë, dy të rinjtë po shijojnë dashurinë e tyre pavarësisht gjithçkaje.

Theksojmë se asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë prononcim mediatik për ndarje ose ribashkim, duke shkaktuar më shumë konfuzion për mediat. Megjithatë, ky çift duket se dëshiron të jetë gjithnjë “in”, pavarësisht çdo “stuhie” që mund të prekë lidhjen e tyre. Ndoshta është kjo arsyeja pse të dy, duke përfituar nga largësia për disa kohë, kanë vendosur të sajojnë ndarjen, e më pas zërat për një ribashkim.

Megjithatë, burime pranë të dyve deklarojnë se Tuna dhe Cozman vijojnë të jenë bashkë. Këngëtarja do të lançojë pas disa ditësh hitin e radhës, që natyrisht shumë shpejt do të shndërrohet në një hit. Ndërsa Cozman vijon të shijojë Londrën, në shoqërinë e miqve të tyre.