Pse përjetoi “sulm paniku” Rita Ora?

  • 04 October 2015 - 16:59
Pse përjetoi “sulm paniku” Rita Ora?

Rita Ora është parë duke vuajtur nga një periudhë e rëndë e ankthit në shoë talentin e muzikës X Factor ku ajo është anëtare e jurisë.

Këngëtarja 24 vjeçare është ballafaqura me sfidën në të cilën duhet të ulte numrin e vajzave në ekip nga 16 në 6 së bashku me kolegët e saj në  juri Simon Cowell, Cheryl Fernandez-Versini dhe Nick Grimshaë.

Por duket se për kënëgataren shqiptare kjo situatë u bë e vështirë pasi ajo u pa duke luftuar për të bërë një zgjedhje në mes të dy garuesve, ndërsa publiku reagoi fuqishëm.

“Turma është  çmendur atje. Unë mendoj se unë  jam duke përjetuar një sulm të vogël paniku. Oh Zoti im! Ndjehem aq e sëmurë” tha ajo.

Publiku pastaj filloi të brohoras dhe ta tallë këngëtaren  për dështimin për të bërë një zgjedhje, për të cilën ajo me lot në sy u përgjigj: “Unë nuk mund ta bëjë këtë. Unë në fakt nuk mund të bëjë këtë”.

“Unë jam ndoshta personi më i urryer në Mbretërinë e Bashkuar tani. Është kaq e padrejtë. Kjo është gjëja më e vështirë në botë – ata më urrejnë tani “ përfundoi Rita, transmeton Klan Kosova.