Shoqet modele (Foto)
Gigi dhe Lily janë padyshim të rraskapitura pas udhëtimeve në javët e ndryshme ndërkombëtare të modës, por ato nuk kanë treguar shenja të lodhjes derisa kanë ecur në pistën e modës në shfaqjen e “Elie Saab’ në Paris, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Gigi 20-vjeçare është dukur bukur e veshur me një fustan të kaltër dhe xhaketë të shkurtër, ndërsa 28-vjeçarja Lilu është dukur për mrekulli me një fustan balloje me ngjyrë të kuqe.
Fustani i Gigi-t ka zbuluar këmbët e saj dhe ishte i bërë nga disa shtresa me dantellë e panelet transparente lejuan edhe pamjen e barkut të saj.
Dukja e Lily-t ishte shumë më ndryshe sesa e Gigi-t ndërsa ngjashmëri të vetme ofronte ngjyra e kuqe e fustanit që përputhej me shiritin e kuq të xhaketës së Gigi-t.
(Kosova Sot)