Rihanna: Ndjenja për Chris Brown deri në vdekje

  • 06 October 2015 - 12:58
Rihanna: Ndjenja për Chris Brown deri në vdekje

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga këngëtarja e famshme Rihanna për ish – të dashurin e saj Chris Brown.

Do të ndjej për të deri sa të vdes, i ka thënë ajo revistës “Vanity Fair”, teksa ka pozuar edhe për kopertinën e muajit Nëntor në Kubë.

27 – vjeçarja pranoi se ajo dhe reperi nuk kanë më një marrëdhënie, por tha se ndjenjat për të mbeten.

Brown e goditi këngëtaren, një natë përpara ndarjes së çmimeve Grammy në 2009 dhe fotot e saj me fytyrën e nxirë u bënë publike nga amerikanja TMZ.

Pavarësisht kësaj, në Dhjetor të 2012 – ës, ylli i Diamond dhe reperi 26 – vjeçar u rikthyen sërish bashkë.

E pyetur se përse u rikthye pas dhunës që Brown ushtroi mbi të, për “VanityFair”, RiRi tha se shpresonte që mund ta ndryshonte atë, megjithatë pranoi se ishte gabuar, përcjell tvklan.

“Isha shumë protektive kundrejt tij. Mendoja që të tjerët nuk e kuptonin”, deklaroi Rihanna.