Zaimina i kundërpërgjigjet mediave serbe (Foto)

  • 06 October 2015 - 20:05
Zaimina i kundërpërgjigjet mediave serbe (Foto)

Mediet serbe sot kanë shkruar për bukuroshen Zaimina Vajsari, duke e quajtur kërcënim për Serbinë, në ndeshjen me Shqipërinë.

Pas kësaj ka reaguar këngëtarja Vasjari, e cila u ka treguar ‘kërcënimin’ e vërtetë.

Përmes një fotoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo thotë se serbët nuk duhen të frikësohen nga ajo.

‘Kercenimi i Shqiponjave – Serbet nuk duhet te tremben nga prezenca ime ne Elbasan Arena por nga 11 cunat e Kombetares #SerbianPress#Kuqezi’ – ka shkruar Zaimina në Instagram..

E gjithë kjo erdhi pas një fotoje të publikuar ditë më parë nga këngëtarja në Instagram, ku tregonte biletën për ta përcjellur ndeshjen.

(Kosova Sot)