Çka s’mban … uji (Foto)
Ajo ndoshta tashti është shumë larg nga Cester, por bukuroshja Jennifer Metcalfe u duk të jetë në elementin e saj kur e ka shpalosur tenin e saj në Ibiza të Spanjës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Pasi ia kishte mësyrë thellësisë së detit, bukuroshja 32 vjeçe kishte vendosur të rrezatonte më shumë se dielli, e veshur me një pjesë transparente në pjesën e sipërme të trupit të saj, duke e theksuar dekoltenë e mahnitshme si dhe të pasmet e saj bombastike.
E dashura e ish- yllit nga “Geordie Shore”, Greg Lake u duk plot vetëbesim në linjat e saj, e ngjyrat e bardha dhe të zeza ia theksuan më së miri linjat e trupit të saj.
Me flokët e saj brune, që i kishte hedhur parapa shpinës, bukuroshja e këndshme, që më së miri njihet për aktrimin e saj “Mercedes McQueen” në Kanalin 4, po e pushtonte plazhin.
Me pak grim, ajo kishte theksuar bukurinë e saj natyrale, duke theksuar qaforen prej arit, e në anën tjetër po merrte poza joshëse në ujë.
(Kosova Sot)