Ia pa sherrin masazhit (Foto)

  • 07 October 2015 - 08:37
Ia pa sherrin masazhit (Foto)

Ata nuk janë fotografuar së bashku pothuajse tash e dy muaj dhe tanimë po qarkullojnë fjalë se marrëdhënia e tyre është në krizë. Taylor Swift dhe Calvin Harris dukeshin gjithmonë së bashku, së paku në fillim të lidhjes së tyre, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Me sa duket, ky tensionim i marrëdhënieve ka ndodhur kur muzikanti skocez ishte fotografua derisa po dilte nga një lokal i masazhit tajlandez në Las Vegas, muajin e kaluar. Nuk mendohet se aty ofrohen shërbime të tjera përpos masazhit, porse njerëzit kishin filluar të tallen se ndoshta kishte gjetur më shumë se sa një peshqir në krah.

Një burim për revistën “Heat” ka thënë: "Taylor ishte shumë e zemëruar për fotot e marra dhe të gjithë po bënin shaka në kurriz të Calvin-it, për një 'përfundim të lumtur'. Ajo e kishte thirrur në telefon, i kishte bërtitur dhe kishte përplasur telefonin. Ajo po ndihet e tradhtuar, megjithëse ende nuk është thënë të kishte pasur më shumë se një masazh".  

(Kosova Sot)

Taylor Swift and Calvin Harris