Teuta e konfirmon: Ky është i dashuri im (Foto)

  • 08 October 2015 - 14:38
Teuta e konfirmon: Ky është i dashuri im (Foto)

Megjithëse kishte pranuar se është në lidhje dashurie, aktorja Teuta Krasniqi nuk deshi të zbulonte asgjë rreth të dashurit të saj.

Por, një urim i bërë nga Teuta për ditëlindjen e trajnerit të fitnesit, Adonis Morina, i cili i ishte drejtuar me “zemër” asaj, bëri që të aludohet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Aktorja e njohur e konfirmoi një lajm të tillë duke e pranuar se Adonisi është mashkulli fatlum krah saj.

“Po, ai është i dashuri im, jemi bashkë qe tre muaj. Jam në lidhje dhe jam shumë mirë dhe rehat”, tha Teuta.

Javë më parë, ajo dhe Adonisi, vizituan qytetin e dashurisë, Venecian, ku sipas aktores, atje ka kaluar ditët më të mira në jetën e saj, transmeton Telegrafi.

Ndryshe Krasniqit po i ecën mirë edhe në jetën profesionale, veç angazhimeve si aktore, ajo sapo ka hapur edhe shkollën e arteve, për aktrim dhe pikturë, ndërsa së shpejti do të fillohet edhe me vallëzim, moderim dhe kostumografi.

14

10846286_10152874187930225_2454673735651471292_n