Marina nuk dorëzohet: Ja si e ngushëllon Kombëtaren (Foto)

  • 09 October 2015 - 09:34
Marina nuk dorëzohet: Ja si e ngushëllon Kombëtaren (Foto)

Pas humbjes së Kombëtares shqiptare nga Serbia, prezantuesja shqiptare Marina Vjollca ka ngushëlluar djelmoshat  tanë.

Vjollca, e cila njihet si një ndër tifozet më të flakta të Kombëtares, ka shprehur optimizëm edhe pas humbjes, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në një postim në Instagram, ajo ka thënë se ky është vetëm rezultat dhe se e rëndësishme ishte civilizimi që tregoi Shqipëria ndaj ekipit serb.

 “SHQIPERI ti nuk njeh humbje, ky është vetëm rezultat. Civilizimin qe nuk e kanë, ne atë ua dhamë... Ne shkojmë përpara...”, është mesazhi motivues i Marinës. (Kosova Sot)