Adele po rikthehet fuqishëm

  • 09 October 2015 - 16:27
Adele po rikthehet fuqishëm

Adele përflitet se do të rikthehet fuqishëm në muzikë, pasi pritet që këngët e saj të kryesojnë klasifikimet muzikore. Këngëtarja britanike i ka munguar industrisë muzikore që prej vitit 2010, pasi vendosi t'i fokusohej rritjes së djalit të saj Angelo.

Thashethemet për rikthimin e saj kanë muaj që qarkullojnë, por së fundmi është raportuar se publikimi i albumit të saj do të jetë më 15 nëntor.

Për këtë arsye, shumica e artistëve kanë vendosur të ndryshojnë datat e publikimit të albumit të tyre në mënyrë që të mos kenë përplasje me këngëtaren britanike. 

”Adele po rikthehet dhe pritet që të jetë një rikthim historik”, ka thënë një burim për gazetën britanike "The Sun".