Pse erdhi Rita në Kosovë?

  • 09 October 2015 - 19:04
Pse erdhi Rita në Kosovë?

Rita Ora ka zbarkuar sot në orët e hershme të mëngjesit në aeroportin e Rinasit me aeroplan privat për të vazhduar më pas përmes rrugëve tokësore në Prishtinë. Bashkë me të janë edhe prindërit, motra dhe vëllau.

Aryseja e ardhjes në Kosovë është një dasëm e miqve familjarë që do zhvillohet sonte. Mësohet se një fustan me vlerë të madhe është dhurata e Ritës për nusen që martohet sonte.

Vendi ku po qëndron Rita në Kosovë po vëzhgohet në mënyrë të vazhdueshme nga pjesëtarë të forcave të rendit që në perimetrin e zonës kanë shtuar nivelin e sigurisë.

Ndryshe, kjo është vizita e parë e yllit botëror në Kosovë që nga viti 2012 kur në muajin Shtator xhiroi klipin ‘Shine Your Light’ i cili pati për qëllim promovimin dhe përmirësimin e imazhit të Republikës më të re në Europë.