Kë kopjoi Tuna për 'Knocks me Out'? (Video)

  • 09 October 2015 - 19:00
Kë kopjoi Tuna për 'Knocks me Out'? (Video)

Tuna, prej kohësh e ka paralajmëruar bashkëpunimin e saj me reperin Fatman Scoop. Kënga e sapo lansuar, "Knocks Me Out", tashmë është lansuar, por nuk mund të thuhet se ajo kishte impakt të jashtëzakonshëm.

Kënga e këngëtares Beyonce "Run the world (Girls)" është në të njejtën linjë me këngën e Tunës dhe Fatman Scoop, transmeton Kosova Sot.

Në anën tjetër, Fatman është një reper që fatkeqësisht ka dështuar në tregun amerikan dhe që nuk arrin më të tërheq vëmendje pasiqë ai ishte i njohur në vitet 90-të.

Nëse Tuna po mundohet të hyjë në tregun ndërkombëtar përmes reperit amerikan, le të jetë më origjinale. (Kosova Sot)