Penelope Cruz – kuqezi në Madrid (Foto)
Me një pamje që i afrohej rrezikshëm shumë të të përkryerës, bukuroshja spanjolle demonstronte vijat seksi të trupit të saj, e veshur me një fustan të kuq, i cili e theksonte për mrekulli siluetën e saj të imtë, por të këndshme.
Kostumi elegant i kuq, me pika më të mëdha të zeza, në bel kishte një rrip të zi, i cili kombinohej për mrekulli me pamjen e përgjithshme.
E, këpucët doemos duhej të ishin të zeza, por në këtë rast, ato ishin edhe të bukura, elegante. Përndryshe, gjatë dy javëve të fundit, aktorja është marrë me promovimin e filmit më të ri të saj, “Ma Ma”.
(Kosova Sot)