Zbulohet arsyeja: Ja pse u nda Soni nga Mirko

  • 10 October 2015 - 11:06
Zbulohet arsyeja: Ja pse u nda Soni nga Mirko

Këtë javë ka bërë shumë bujë lajmi se këngëtarja shqiptare Soni është ndarë nga i shoqi, balerini italian Mirko Lukareli.

Të dy kanë një vajzë të vogël, Anna, 3.5 vjeç.

Por duket se pakënaqësitë në çift ishin shtuar ndjeshëm së fundmi.

Shkak për ndarjen është bërë një mosmarrëveshje për mënyrën se si do vazhdonte karriera e të dy artistëve.

Soni kërkon që të vazhdojë karrierën e saj në Shqipëri, ndërkohë që balerini Mirko do që ata të vendosen në Romë, ku kanë edhe banesën e tyre.

Soni vetë e ka konfirmuar pak a shumë ndarjen.

Ndërkohë nuk dihet se kush do e mbajë vajzën, transmeton Panorama.

Çifti u lidh që kur ishin pjesë e “Dancing with the stars” në Tiranë, pesë vite më parë.