Tash tetëmbëdhjetë i kam

  • 10 October 2015 - 18:52
Tash tetëmbëdhjetë i kam

Bella Thorne feston ditëlindjen, pa sytjena dhe me fustan të shkurtër

Tash e një kohë ajo po ndjek hapat e saj, dhe Bella Thorne po depërton hapave të Kylie Jenner, dhe kur kaloi mesnata ajo ka festuar ditëlindjen e saj të tetëmbëdhjetë. Aktorja e re nga filmi “My Own Worst Enemy” ishte veshur pa sytjena dhe kishte rrëshqitur brenda një fustanit shumë të ngushtë, derisa së bashku me të dashurin e saj Gregg Sulkin, dhe një grup miqsh, po e festonin ditëlindjen e saj.  Bella, 18 vjeçe, ka festuar moshën e saj të rritjes, e veshur bukur dhe duke ekspozuar dekoltenë e saj në bluzën me mëngë të gjata, të cilën e kishte kombinuar me fustanin e saj të shkurtër prej lëkure.  Ajo me këtë rast kishte ekspozuar shumë lëkurë nga trupi i saj. Bluza e sipërme e Bella-s ofronte shumë për të shikuar, pastaj edhe beli i saj theksohej shumë si dhe ijët dhe fundshpina e saj e hatashme. Bella dhe Gregg ishin fotografia e të dashuruarve të rinj. Ishte pikërisht i dashuri i saj, aktori nga filmi “Stuck on You”, i cili e kishte kapur për dore bukuroshen, pasi kishte taka të larta.