Soni Malaj flet për ndarjen (Foto)

  • 13 October 2015 - 17:36
Soni Malaj flet për ndarjen (Foto)

Këngëtarja Soni Malaj është ndarë nga burri i saj Mirko.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes një postimi të gjatë, të bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja Soni Malaj ka reaguar rreth ndarjes së saj me bashkëshortin, Mirkon. Edhe pse pranoi divorcin, këngëtarja ka demantaur lajmin e disa mediave rozë që thane se ajo është ndarë përshkak se ajo do fokusohet në karrierën e saj, transmeton Kosova Sot.

“Kam qene shume e vogel kur enderroja te ngjitesha ne skene dhe fale familjes sime,te cilet kane qene gjithmone aty per mua, ne cdo sfide,qe me ka servurur jeta,besoj qe,ne nje fare menyre ja kam dale.Gjithsesi vite me pare,une mora nje vendim shume te rendesishem per jeten dhe karrjeren time.Ne kohen kur kenget e mija mbanin vendet e para ne tv,radio,festivale,diskoteka une vendosa te heq dore nga endrra ime me e madhe dhe kete e bera me koshience te plote.Doja te krijoja nje familje timen.Nje shprehje thote 'Nese ben punen qe ke dashur gjithmone,atehere do te duket qe nuk ke punuar kurre' Gjithsesi dashuria me bindi te hiqja dore e ti perkushtohesha familjes sime dhe vajzes qe pas pak kohe do te sillja ne jete.Gjeja per te cilen jam krenare e do ta mbroj me fanatizem gjithmone,eshte familja ime.Kohet e fundit shikoj qe jam bere kryefjala e te gjithave gazetave. Diskutohet ndarja ime nga bashkeshorti.Deri ketu eshte gjithcka ne rregull.Me tej lexoj 'Ndahet Soni per te vazhduar karrjeren'!!!!
Kjo me duket e tepert! Nuk mendojne keto pseudo gazetare,qe ne kemi nje vajze e cila do rritet e neser do lexoje kto arsye absurde per nene e saj?!!Ju gazetare te "nderuar",vetem emrin me dini por, asnjehere nuk e dini arsyen e ketij divorci. Ju siguroj si une ashtu dhe bashkeshorti im,qe jemi njerez qytetare,qe e kemi marre bashke kete vendim.Nuk duhet te kete patjeter nje element gazetaresk qe te ndahet nje cift.Dashurine nuk e mbajme dot me zor ne zemer.Dashuria ndonjehere nuk mjafton.Ndaj gjithe dashurine qe ne kishim per njeri tjetrin,ia japim Annes.Jemi te vendosur, qe rrugetimin e rritjes se Annes do ta bejme te dy,pa kushte.Thjeshte se ne jemi te rritur e te vaksinuar dhe kur mbaron nje dashuri eshte e kote te kerkosh arsye.Mos me thoni qe nuk e dinit kete. Ne do jemi gjithmone aty per Annen”, ishte mbishkrimi I një fotos së Sonit me ish-bashkëshortin, transmeton Kosova Sot.

Por, edhe kolegia e Malajt, Aurela Gaçe mbrojti shoqen e saj. “

"Soni, ndarjet sigurisht Jane te dhimbshme, por me e dhimbshme eshte te rrish ne nje martese PA dashuri, e aq me teper Kur ke femije. Eshte Me e rendesishme qe Anna te rritet me dashurine tuaj, e nese ju shihte Nen nje cati por PA qene aty me shpirt, kjo sigurisht do ta demtonte. Por kete nuk e kuptojne dot, sepse vazhdojne qendrojne ciftet kot, PA ndjenjat qe I lidhen ne fillim, vetem e vetem per femijet. Gje qe per mua, me aq sa di nga kjo jete, eshte shkaterruese per te gjithe pjestaret e familjes. Zoti e rrit'te te shendetshme Annen e Vogel dhe marrte ate qe u mungon shume individeve "Dashuri " Ata qe s'te kursyen, FALI, e bejne nga mungesa e dashurise. E Kur te Mungon ushqimi shpirteror, Je I uritur per te bere edhe te tjeret SI vetja. Qeshu”, ishte komenti i Gaçes. (Kosova Sot)

 

Kam qene shume e vogel kur enderroja te ngjitesha ne skene dhe fale familjes sime,te cilet kane qene gjithmone aty per mua, ne cdo sfide,qe me ka servurur jeta,besoj qe,ne nje fare menyre ja kam dale.Gjithsesi vite me pare,une mora nje vendim shume te rendesishem per jeten dhe karrjeren time.Ne kohen kur kenget e mija mbanin vendet e para ne tv,radio,festivale,diskoteka une vendosa te heq dore nga endrra ime me e madhe dhe kete e bera me koshience te plote.Doja te krijoja nje familje timen.Nje shprehje thote 'Nese ben punen qe ke dashur gjithmone,atehere do te duket qe nuk ke punuar kurre' Gjithsesi dashuria me bindi te hiqja dore e ti perkushtohesha familjes sime dhe vajzes qe pas pak kohe do te sillja ne jete.Gjeja per te cilen jam krenare e do ta mbroj me fanatizem gjithmone,eshte familja ime.Kohet e fundit shikoj qe jam bere kryefjala e te gjithave gazetave. Diskutohet ndarja ime nga bashkeshorti.Deri ketu eshte gjithcka ne rregull.Me tej lexoj 'Ndahet Soni per te vazhduar karrjeren'!!!! Kjo me duket e tepert! Nuk mendojne keto pseudo gazetare,qe ne kemi nje vajze e cila do rritet e neser do lexoje kto arsye absurde per nene e saj?!!Ju gazetare te "nderuar",vetem emrin me dini por, asnjehere nuk e dini arsyen e ketij divorci. Ju siguroj si une ashtu dhe bashkeshorti im,qe jemi njerez qytetare,qe e kemi marre bashke kete vendim.Nuk duhet te kete patjeter nje element gazetaresk qe te ndahet nje cift.Dashurine nuk e mbajme dot me zor ne zemer.Dashuria ndonjehere nuk mjafton.Ndaj gjithe dashurine qe ne kishim per njeri tjetrin,ia japim Annes.Jemi te vendosur, qe rrugetimin e rritjes se Annes do ta bejme te dy,pa kushte.Thjeshte se ne jemi te rritur e te vaksinuar dhe kur mbaron nje dashuri eshte e kote te kerkosh arsye.Mos me thoni qe nuk e dinit kete. Me lejoni te falenderoj,ata pak gazetare,qe nuk e percollen fare kete lajm,ruajten privatesine time dhe preferuan te flisnin per te rejat e mija ne fushen e muzikes.Faleminderit,emisionit me te madh te show biz"Prive",Vlorijan Halilit dhe Liberta Spahiut dhe nje faleminderit atyre"miqve" te mij,qe bene te kunderten ne faqet e tyre online per disa dite rradhazi. Ne do jemi gjithmone aty per Annen

A photo posted by S🔴N☝🏻 ♏️A💪🏻AJ ☀️ (@soni_malaj) on