Sa e ëmbël (Foto)
Ajo gjithmonë duket bukur sa herë vendos që të shfaqet në ndonjë ngjarje. Edhe kësaj radhe ka ndodhur pikërisht kështu dhe nuk është vërtetuar e kundërta për Selena Gomez-in, kur ajo shkeli në skenën e “NBC Today Show”, që u mbajt në “Rockefeller Plaza” në Nju- Jork, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
E përsosur dhe me stil, bukuroshja 23 vjeçe u duk absolutisht sensacionale, e veshur me një fustan seksi me ngjyrë të zezë, që kishte tërhequr shumë vëmendje me linjat e saj të përsosura dhe dekoltenë e thellë.
Karakteristikat vrasëse të fytyrës ishin theksuar me vetullat e saj dhe me buzëkuqin pink, e po ashtu kishte një maskarë të zezë dhe hijet e syve në efektin “smoky eye”.
Ylli, e cila ka qenë mjaft e zënë duke promovuar këngën e saj më të fundit “Same Old Love”, u duk shik dhe shumë e lumtur derisa po këndonte para adhuruesve të shumtë.
(Kosova Sot)