Nëna e vakive (Foto)
Është e drejtë të themi se Kimberley Garner kishte hequr të gjitha barrierat kur u shfaq në ngjarjen “British Fashion Awards”, në Londër, transmeton gazeta Kosova Sot online.
Por, me sa duket, kishte një keqkuptim përderisa ish- ylli 25 vjeç nga “Made In Chelsea” ishte kthyer nga tepihu i kuq dhe ishte lejuar vetëm në pranimin e përgjithshëm.
Disenjatorja e kostumeve të larjes u duk e mahnitshme në një fustan të gjatë me ngjyrë të bardhë, me një detaj të prerë, ku ekspozohej shpina e saj.
Një burim për “MailOnline” ka thënë: 'Njerëzit që kishin organizuar tepihun e kuq nuk e kishin idenë se Kimberley ishte kthyer mbrapsht. Ajo u duk paksa e turpëruar kur kaloi brenda, por gjërat i mori në dorën e vet derisa po shpërndante “selfie””.
Pas ngjarjes, Kimberley provoi të shkonte në dhomën kryesore ku ishin të gjitha yjet, por organizuesit edhe njëherë i dolën para, e në fund ajo ia kishte mësyrë ndejës në “Asia de Cuba”.
(Kosova Sot)