Ku shkel ajo, borë nuk ka (Foto)
Temperaturat ndoshta edhe mund të jenë në rënie, por Amy Childs e ka vërtetuar se stili i saj vetëm sa do t’i rritë ato gjatë kësaj stine të dimrit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Duke treguar një dukje të kuqe, të nxehtë, ish-ylli i “TOWIE”, derisa ka promovuar veshjet e saj, ka promovuar edhe librin e saj më të ri, në hapjen për “Christmas” të “Ideal Home Show” në Londër.
Duke modeluar koleksionin e saj, bukuroshja 25 vjeçe nuk kishte aspak frikë t’i ekspozonte linjat e saj, e veshur me fustanin e kuq, që dhuronte edhe një dekolte mahnitëse.
Dizajni i ngushtë ishte i ngushtuar në bel, i shkëlqyeshëm për të theksuar trupin e saj shtathedhur, e gjatësia e tij po përfundonte deri te gjunjët.
Duke mos pasur frikë nga ngjyrat dhe kombinimi i tyre, ish-ylli i “TOWIE” dukjen e kishte kompletuar me çizme me motive zvarraniku.
Aksesorët i kishte në minimum, një unazë të vetme, e fytyra me pak skuqje në buzë po i shkëlqente nga bukuria natyrale.
(Kosova Sot)