Këngëtarja boshnjake huazon hitin ‘Love me’ të Elvanës (Video)

  • 26 November 2015 - 20:25
Këngëtarja boshnjake huazon hitin ‘Love me’ të Elvanës (Video)

Këngëtarja Branka Sovrlic ka kënduar në versionin boshnjak këngën 'Love me' nga Elvana.

Pas suksesit në trojet shqiptare dhe më gjerë, ku ishte pjesë e top këngëve më të kërkuara në Shazam, si ajo në Monako (vendi 2-të), tani hiti ‘Love me’ nga Elvana Gjata dhe Bruno vjen me në një tjetër gjuhë.

Është këngëtarja e njohur boshnjake Branka Sovrlic e cila ka bërë në gjuhën boshnjake këtë këngë, të cilën e ka interpretuar në një nga emisionet boshnjake.

Lajmi.net mëson se artistja ka kontaktuar me krijuesin e këngës, Flori Mumajesin, për të marrë të drejtën për këngën dhe ata janë marrë vesh që ajo ta huazojë.

Kjo është një nga dëshmitë se kantautori ynë, Flori Mumajesi po pëlqehet jo vetëm nga shqiptarët por ai po bën që muzika shqiptare të jetë në një nivel më të lartë se të tjerat në ballkan.