Kuqezi jam unë (Foto)
Ajo ka dëshirë që ku të shfaqet të lërë gjurmë. Dhe, Lady Gaga kështu kishte bërë edhe kësaj radhe kur ishte shfaqur në Londër, derisa po largohej nga hoteli e veshur me një veshje që lehtë binte në sy, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Këngëtarja amerikane, e cila ka arritur në kryeqytetin britanik për të marrë pjesë në disa gjendje dhe për t’u marrë me projektin e saj të ri muzikor, kishte treguar një sasi të madhe të këmbës së saj, në veshjen e saj bizare, sipas stilit “Gaga”.
Super ylli ka ekspozuar ijët e saj të bukura derisa po ecte shkallëve, duke lejuar që palltoja e saj të hapej nga anash dhe të dhuronte ndoshta pak më shumë sesa që ajo e kishte planifikuar.
Xhaketa e saj e kuqe e kombinuar me linja të zeza zigzage, dukej si një fustan, e që ekspozonte shumë nga këmbët e saj. Pak gjatësi kishte shtuar me takat e saj e për më shumë shije për stil ajo kishte një palë doreza prej lëkure.
(Kosova Sot)