A është e mundur: James Blunt dhe Ed Sheeran në lidhje të dashurisë? (Foto)

  • 27 November 2015 - 08:29
A është e mundur: James Blunt dhe Ed Sheeran në lidhje të dashurisë? (Foto)

James Blunt disi është i yni, kosovar, meqë karrierën si këngëtar, mund të thuhet se e filloi derisa ishte në radhët e KFOR-it. Por, tani si duket na paksa marrë fytyrën.

Këngëtarët britanikë u takuan në ceremoninë vjetore, të 29-tën me radhë, të ndarjes së shpërblimeve ARIA në Sidnei të Australisë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sido që të jetë, këngëtarët britanikë, bërës të hiteve që të dy, duket se ia kalonin për mrekulli, derisa mbaheshin dorë për dore në tepihun kuq. Ata ishin në disponim të mirë dhe kurrë nuk ndaleshin së qeshuri.

Këngëtari i hitit “You're Beautiful” gjendet në Australi si pjesëtar i jurisë së spektaklit australian, versionit të tyre të “X Factor”, derisa Sheeran gjendet atje në kuadër të turneut të tij.

Shpresojmë të bëhet fjalë për humorin e famshëm anglez, e të demantohet ky lajm, përndryshe Bluntit duhet menjëherë presidentja jonë t’ia marrë nënshtetësinë. 

(Kosova Sot)

.KYLIE AND ED